Rreth 4 mijë marinsa amerikanë të grupit ARG kanë mbërritur në Detin Mesdhe pas kalimit në Kanalin e Suezit, njofton marina amerikane.
Grupi është i përbërë edhe nga një anije luftarake USS Wasp (LHD 1) dhe anije tjetër USS Whidbey Island (LSD 41) iu bashkua të enjten flotës amerikane në kuadër të operacionit të 6-të të SHBA-ve. Anijet luftarake synojnë rritjen e sigurisë në Detin Mesdhe.
“Pas përfundimit të një misioni të mëparshëm ARG-ja tani do të mbështesë misionin e sigurisë detare në Detin Mesdhe, pasi kjo zonë është jetike për ekonominë tonë globale dhe mbetet e sigurt për shkak të marrëdhënieve të forta mes flotave që veprojnë së bashku këtu”, tha kapiteni i Flotës Byron Ogden, citon RT.
Anija qëndroi më shumë se 3 muaj në mbështetje të operacionit Odyssey Lightning (OOL) që kryen sulme ajrore në Sirte të Libisë. Kanali i Suezit lidht Detin Mesdhe me Detin e Kuq.