Blindohet Shkupi, regjim i veçantë për lëvizje

Regjim i veçantë për lëvizja do të hyjë në fuqi sot nga ora 15:00 në pjesën afër stadiumit “Telekom Arena” në Shkup, pasi sonte me fillim në orën 20:45 do të luhet ndeshja e futbollit mes Maqedonisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Sipas asaj që informoi MPB-ja, drejt stadiumit nuk do të mund të lëvizin as këmbësorët (përjashtim të atyre që kanë bileta dhe do ta shohin ndeshjen).

Këto kufizime do të vlejnë për gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit.

“Kufizimet nuk do të vlejnë vetëm për makinat që janë të akredituara për lëvizje në këtë rajon, ndërsa në lidhje me këmbësorët kufizimet nuk vlejnë për personat që posedojnë bileta për të përcjellur ndeshjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu