Blinken: Në Izrael erdha si zyrtar i SHBA-së, por edhe si hebre, e kuptoj në një nivel personal

Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se ai erdhi në Izrael si një zyrtar i SHBA-së, por edhe si “si hebre”.

“Unë i kuptoj në një nivel personal,”
tha ai, masakrat e Hamasit, shkruan The Guardian.

Blinken, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se Amerika do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar Izraelin.

Ai thotë se është mirënjohës që është kthyer në Izrael gjatë një momenti “tepër të vështirë” për të gjithë botën.

Është e pamundur që unë të shikoj fotot e familjeve të vrarë… dhe të mos mendoj për fëmijët e mi”, thotë ai.

“Fëmijët e therur, trupat e përdhosur, të rinjtë e djegur të gjallë, gratë e dhunuara, prindërit e ekzekutuar në sy të fëmijëve, fëmijët në sy të prindërve. Si mund ta kuptojmë këtë?” ai pyet.

Blinken vlerëson gjithashtu guximin e qytetarëve izraelitë.

Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky – ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten tuaj, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do të duhet kurrë, kurrë”.

Blinken ka lindur në Nju Jork, nga prindër hebrenj, Judith (Frehm) dhe Donald M. Blinken, i cili më vonë shërbeu si ambasador i SHBA në Hungari. Gjyshërit e tij nga nëna ishin hebrenj hungarezë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu