Javorja “Fokus” në numrin më të ri sjell të dhëna shokuese për rastin “Monstra”, shkruan Fakte. Sipas kësaj reviste, të akuzuarit shqiptarë Alil Demiri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta kanë qenë të përgjuar gjatë kohë para se të ndodhte rasti. Alil Demiri, për shembull, në afat prej 809 ditëve, ka qenë i përgjuar332 ditë. Vëllezërit Ismailoviq menjëherë pas rastit tragjik janë përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas Slobodan Bogoevskit, nuk ka asnjë dilemë se ky rast është i montuar.
“Ky është rast i montuar dhe orandaj i kanë përgjuar të dënuarit. Kjo është edhe një provë se i tërë rasti është në regji të partnerëve të koalicionit, respektivisht krerëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Motivi ka qenë që të nxitet nacionalizmi dhe mosdurimi ndëretnik”-ka deklaruar Bogoevski, shkruajne mediat në Maqedoni.
Prokuroria Speciale ka hapur procedurë parahetimore për këtë rast, për shkak të provave të reja që u paraqitën nga bisedat e përgjuara.