“Bojkot i plotë i mësimit në shkollën fillore “11 Tetori” në qendër të Shkupit, pasi prindërit refuzuan t’i linin fëmijët të shkojnë në shkollë për të dytën ditë radhazi, për shkak të tentativës që një fëmijë problematik të bëjë transfer nga një shkollë tjetër fillore”, raporton Mihajllo Donev, gazetar.
Bëhet fjalë për nxënës të klasës së tretë, i cili për shkak të sjelljes së tij të dhunshme në Shkollën Fillore Llazo Angelovski, prindërit e tij tentuan ta transferojnë në SH.F 11 Tetori. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës thotë se problemi është i tepruar dhe reagimi i prindërve është i rritur pa nevojë, po ashtu thekson se çdo fëmijë meriton arsimim dhe ka shërbime profesionale që duhet të punojnë me të.
“Rekomandohet që fëmija të ndryshojë mjedisin, nëse ekspertët kanë rekomanduar që fëmija ta ndryshojë mjedisin, atëherë fëmija duhet të ndryshojë mjedisin. Shkolla nga vjen fëmija ka pedagog dhe psikolog dhe punonjës social dhe sistem të tërë që duhet ta zgjidhë këtë problem. Çdo shkollë ku shkon fëmija ka edhe shërbime profesionale dhe sistem të tërë në dispozicion, fëmija nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë në rrugë”, deklaroi Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas prindërve të nxënësve në SH.F 11 Tetori, këtij nxënësi të klasës së tretë iu dha leja për t’u transferuar në këtë shkollë pasi prindi i tij fshehu fakte për sjelljen e dhunshme të djalit të tij. Mirëpo, pasi drejtoresha është njoftuar me rastin, vendimi për pranimin e tij në këtë shkollë është tërhequr. Jozyrtarisht, fëmija duhet të kthehet në shkollën e tij amë, Llazo Angelovski. Por nëse ndodh kjo atëherë prindërit atje do ta bojkotojnë mësimin. Drejtoresha e SH.F 11 Tetori sot nuk ka dashur të komentojë për këto situata për Alsat, por vetëm ka theksuar shkurt se inspektorati pranë MASH-it është duke bërë mbikëqyrje në shkollë për ta zbardhur rastin. /Alsat.mk