Në kuluaret politike në Shkup jozyrtarisht mësohet se gjatë fushatës pritet të publikohen materiale të reja të përgjimeve të ashtuquajtura “bomba”.
Siç mëson INA nga burime të partive opozitare, këto materiale do të lansohen në periudhën kyçe të zgjedhjeve dhe do të kenë cak dy partitë në pushtet.
Bomba të ngjajshme u lansuan disa javë më parë përmes rrjetit social Facebook, për të cilat reagoi Prokuroria Publike dhe MPB, për parandalimin e tyre. Lidhur me këtë bomba që goditën kryesisht krerët e BDI-së po zhvillohen hetime dhe se janë bërë denoncime. (INA)