Bombardohet shkolla në Idlib të Sirisë, 22 fëmijë dhe 6 mësues të vrarë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), njoftoi se si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme ndaj një shkolle në qytetin Idlib të Sirisë humbën jetën 22 fëmijë dhe 6 mësues, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e UNICEF-it thuhet se sulmi që ka rezultuar me vdekjen e 22 fëmijëve dhe 6 mësuesve është sulmi më i përgjakur i kryer ndaj një shkolle në luftën e cila vazhdon më shumë se prej 5 vitesh në Siri.

Gjithashtu në deklaratë është theksuar se për shkak të sulmit familjet kanë humbur fëmijët ndërsa fëmijët kanë humbur mësuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu