Një nga hitet më të famshme të këngëtares Era Istrefi “BonBon” ka thyer gjithë kufijtë. Këtë herë Era Istrefi është dëgjuar edhe në stadiumin San Siro përpara përballjes Milan – Inter.
Kënga është dëgjuar me zë të lartë në gjithë stadiumin disa minuta para se të fillonte ndeshja Milan Inter e cila përfundoi me barazim 2-2.
Në stadium ndodheshin 80 mijë tifozë. Po ashtu kjo këngë është dëgjuar edhe në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen Real Madrid – Sporting Lisbona. Duket se Era Istrefi i ka kaluar pritshmëritë me këtë projekt.