Zëvendëskryeministri rus Juri Borisov nuk e përjashton mundësinë që komplekse raketore ruse S-400 t’i shiten Serbisë me kredi. Por njëherit ai thotë se presidentët e të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq, sa është i informuar , sot nuk kanë biseduar për këtë çështje në Soçi, transmetuan mediat ruse, transmeton gazeta KOHA.
Borisov para gazetarëve në Moskë tha se Federata ruse në kërkesë të palës serbe përkohësisht ka dorëzuar disa lloje mjeteve transportuese të blinduara.
“Flas për makina lufte për inteligjencën” tha ai.
Sipas Borisovit, pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Serbinë, që para pak kohe u mbajtën në territorin serb, në të cilat Federata ruse i solli sistemet “Pancir” dhe S-400, pala serbe i ka lavdëruar sistemet.
Beogradi zyrtar është prononcuar se “do të mendoj për blerjen e tyre”, shtojnë mediat ruse.
Borisov gjithashtu, u pyet nëse Rusia mund t’i shes S-400 Serbisë me kredi. “Gjithçka është e mundur”, tha ai.(koha.mk)