Borisov: Ja kush mu lajmërua natën e 27 prillit nga Shkupi

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka theksuar se natën e 27 prillit atij i janë paraqitur në telefon kryeministri aktual Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov.

“Kur ndodhën incidentet në Kuvend, pa i detyruar askush , edhe përskaj faktit se isha opozitë, dhe nuk isha askush, në pikë të natës mu lajmëruan Zaev, Gruevski dhe Ivanov. Ata janë të bindur se jo vetëm që jam njeri i mire, por edhe shumë e dua Maqedoninë që të jetë një shtet stabil, një fqinj stabil”, theksoi Borisov për Dojçe Vele.

Sipas tij, duhet ti jepet shans qeverisë së re, por edhe të vazhdojë dialogu me Gruevskin, pasi që partia e tij është pjesë e familjes së partive popullore evropiane. Ajo që duhet të bëjë ky vend sipas Boris të kalojë pak nga rruga e Bullgarisë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu