Një nga bosët më të mëdhenj të krimit në Mal të Zi është ekzekutuar me snajper, pavarësisht se ndodhej në burg. Dalibor Djuriç, po shëtisje në kompleksin e burgut në Spuž, kur u qëllua për vdekje.
Ai u vra të enjten dhe ka shkaktuar reagime të shumta në vend mbi gjendjen e sigurisë në burgjet malazeze.
Vrasja e tij u krye nga pylli aty pranë, ndërsa vrasësit dyshohet se udhëtuan me një barkë për të kaluar lumin Zeza. Jo shumë larg burgut është gjetur një makinë e djegur me targa italiane.
Viktima ishte dënuar për grabitje, por ai përkiste një prej bandave kriminale në Kotor dhe se kishte qenë edhe më parë në shënjestër për t’u vrarë. Ai u qëllua në gjoks për vdekje rreth orës 18:15 minuta me orën lokale.
Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital. Nuk mundi të mbijetonte. 34-vjeçari ishte i njohur si anëtarë i të ashtuquajturit Klani i Skarajli (Škaljarskog). Ai ishte dënuar me dy vite burg, ndërsa është arrestuar në vitin 2014.