Sot është dita botërore e ujrave. Si një element ndër më të rëndësishmit për platin dhe jetën e njeriut, e gjitha bota fokusohet në strategji për sigurimin dhe ruajtjen e kushteve klimatike me qëllim të furnizimit me ujë të pijshëm për gjitha vendet e botës. Ndërkohë për qytetarët e Tetovës kjo nuk është ditë feste. Me afrimin e ditëve të nxehta, qytetarët e Tetovës presin edhe ditët që do të duhet të kalojnë pa ujë për pije dhe me restrikcione që zgjasin me orë të tëra. Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, këtë problematike e kishte premtim kryesorë në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Por tani në fund të mandatit, Arifi nuk ju siguroi tetovarëve furnizimin pa ndërprerë me ujë të pijshëm.