-Duhet të kemi parasysh që në fillim premisën unike mbi të cilën u krijua mandati për Palestinën: një pale e tretë (Britania e Madhe) e premtoi një territor të vogël që një shumicë arabe e kishte banuar për rreth 1.200 vite si një atdhe kombëtar për një tjetër popull (bashkësinë ndërkombëtare hebreje), shumica e së cilit jetonte në Europën Lindore.
-Pretendimet sioniste për të njëjtin territor të banuar nga arabët palestinezë janë në rrënjë të konfliktit për Palestinën.
-Sionizmi politik modern – nacionalizmi hebre i përqëndruar te Palestina – u ngjiz në Rusi, në vendin e antisemitizmit të ashpër.
-Më 1896, një pasardhës ideologjik i Pinskerit, Theodor Herzl shkroi punimin “Shteti Hebre”, që siguronte bazën ideologjike për sionizmin politik.
-Më 1897, në Bazel të Zvicrës u mblodh kongresi i parë sionist, në të cilin u miratua një program që theksonte se objektivi i sionizmit ishte të sigurohej një atdhe i njohur ligjërisht në Palestinë për popullin hebre.
-Sulltan Abdulhamidi II e kundërshtoi idenë e ngulimit të hebrenjve europian në shkallë të gjerë në territorin osman, dhe asnjë fuqi europiane nuk ishte e prirur të mbështeste një lëvizie që nuk jepte avantazhe diplomatike.
-Deklarata e Balfurit ishte një tjetër skemë ndarjeje e territoreve osmane.
-Më 2 nëntor 1917, sekretari i Jashtëm britanik, Arthur Balfour, i shkroi Lord Rothschildit, një figure të spikatur në qarqet sioniste britanike, duke e njoftuar se kabineti kishte miratuar deklaratën për aspiratat sioniste hebreje.
-Sionizmi në fakt ishte një projekt i kolonializmit të ardhacakëve të ndërmarrë në kurriz të popullsisë lokale arabe.
-Gjatë dhe pas LUftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u bënë qendra e aktivitetit ndërkombëtar sionist.
-Presidenti Harry Truman, nga mbërritja e tij në Shtëpinë e Bardhë më 1945 gjer në fushatën e rizgjedhjes të 1948-s e mbështeti publikisht krijimin e shtetit sionist në tokat palesrtineze.
-Ishin tre faza në konflikt që e sollën në jetë shtetin e Izraelit dhe e konfirmuan ekzistencën e tij. E para ishte fushata sabotuese e Yishuy-it kundër administratës britanike në Palestinë nga viti 1945 në 1947-n.
-E dyta ishte lufta e shkurtër ndërkomunale midis komuniteteve arabe dhe hebreje të Palestinës më 1947 dhe 1948, dhe e treta ishte lufta e 1948-s midis Izraelit dhe forcave të shteteve arabe.