Botuesi i gazetës ‘Lajm’ në Shkup, Fejzi Hajdari ka sulmuar partitë e vogla joparlamentare shqiptare në një postim në rrjetin Facebook. Ai është shprehur se ata shumë lehtë pranuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme duke qenë se vazhdojnë të jenë akoma të përçara.
Në vazhdim keni postimin e plotë:
“S’I BESOJNË QEVERISE, AMA DO Të MARRIN PJESë Në ZGJEDHJE!!!
Nuk po i kuptojë këta të opozitës kur thonë se: Nuk i besojmë Qeverise teknike (!), ndërkohe që shpalosin gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit!!! Tani ketu ka një gjë, ose duan të pësojnë (humbin) në zgjedhje me qëllim (duke patur parasysh votuesit fantomë), ose duan të krijojnë alibi se nëse i humbin zgjedhjet, t’i kontestojnë ato, medemek “nuk ishin korrekte dhe demokratike”!!
E gjithë opozita shqiptare e përshendeti mbajtjen e zgjedhjeve me 11 dhjetor (pra arritjen e marrëveshjes mes 4 liderëve). Bile-bile pak para arritjes së marrëveshjes, dëgjova edhe zëra të tillë opozitar se: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, pa u bë regjistrimi i popullsisë!
Tani habitem kur i shoh të gjithë së bashku të shfaqin pesimizmin dhe mosbesimin tek Qeveria teknike?!
Atëherë, shtrohet pyetja logjike: Po, pse nuk e kontestuat formimin e qeverisë teknike (arritjen e Marrëveshjes) dhe pse u shprëhet të gatshëm që të merrni pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur mirëfilli dihet, siç e tha Zaev (tani hesht edhe ky) se në Listën unike zgjedhore ka mbi 300 mijë votues fiktivë!
Mos lini të krijohet përshtypje se paraprakisht jeni pajtuar me fatin, për të cilin pak a shumë e dini se cili është me këto zgjedhje kontrabandiste!”
Këto ishin fjalët e Fejzi Hajdarit të shkruara në profiin e tij në Facebook./InfoShqip.com