Bregdeti shqiptar në fokus të serbëve, mediat: Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar

Bregdeti shqiptar ka qenë një ndër të preferuarit për të kaluar pushimet verore për serbët këtë verë. Mediat serbe i kanë kushtuar një shkrim preferencës së qytetarëve serbë për bregdetin shqiptar. në këtë artikull shkruhet se bregdeti shqiptar, tashmë nuk shihet për qytetarët serbë vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.

Ndër të tjera në artikull bëhet dhe një krahasim në lidhje me bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.

“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë një dëshirë të madhe që të blenë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”.

Ndërkohë Shqipëria nga ta konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu