Në vitin 2015 është hetuar një rritje dramatike e shpërnguljes nga Maqedonia për në Gjermani dhe pastaj numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në këtë vend arriti në mbi 95.000 njerëz.
Duke e pasur parasysh atë se në vitin 2009, numri i shtetasve të Maqedonisë në Gjermani ka qenë 62.900 njerëz, kjo nënkupton gjatë gjashtë viteve nga viti 2009 deri në vitin 2015, 32.700 shtetas të Maqedonisë e kanë lëshuar vendin e tyre dhe janë vendosur në Gjermani.
Gjatë vitit 2015 rreth 24.000 shtetas të Maqedonisë kryesisht shqiptar janë shpërngulur në Gjermani. Gjysma e tyre kanë ngel që të jetojnë atje, ose gjithsejtë 12.100 persona.