Brukseli goditje për Gruevskin, nuk ftohet në samitin e PPE

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk është ftuar në Samitin e Partive Popullore Evropian që është mbajtur para dy ditëve në Mastriht, shkruan Utrinski Vesnik. Ftesa zyrtare ishte drejtuar në adresë të kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev. Kjo është bërë e ditur edhe nga Qendra për informim e PPE-së.

Kjo ndodhë për herë të parë që të mos ftohet Gruevski si lider i një partie që është pjesë e PPE.
Por edhe pse ftesa ishte drejtuar për Dimitrievin, ai nuk ka shkuar, me arsyetimin për shkak të aktiviteteve në vend lidhur me situatën e krijuar parazgjedhore.

Grupi i partive PPE ësahtë një forum i partive të djathta evropiane ku bëjnë pjesë 75 parti nga 40 vende, ku si pjesë e tyre është edhe presidenti aktual i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu