Bujar Osmani: I bëjë thirrje Gashit ta tërheq deklaratën dhe t’u kërkojë falje qytetarëve shqiptarë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe.

“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, ka shkruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu