Bukë të zezë apo të bardhë, cilën duhet të hamë? Ja përgjigja

Ekspertët me anë të këtij artikullin na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjese tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

Ja këshillat e tyre:

Buka e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini. Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin. Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Në këtë mënyrë mielli ka humbur:

Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë. Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretes.

Buka e zezë

Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese. Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.

Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E. Buka e zezë permban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu