Aktakuzat ndaj një pjese të kupolës drejtuese të UÇK-së riaktivizuan pretendimin e ekzistencës së burgjeve të kësaj ushtrie në territorin shqiptar.
Nga një burim në Kuvendin e Shqipërisë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar iniciativën më të fundit të grupit parlamentar socialist për këtë çështje.
Është Taulant Balla, numri një i grupit parlamentar socialist, ai i cili ka hedhur hapin e ngritjes të një komisioni të posaçëm parlamentar për këto çështje, bazuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe nenit 24 të Kuvendit. Burimet nga kuvendi deklarojnë se zoti Balla ka nisur sot mbledhjen e firmave të nevojshme për të ngritjen e këtij komisioni.