Burim Latifi është emëruar drejtor i MEPSO-s

Burim Latifi nga Lidhja Demokratike është emëruar drejtor i Bordit Drejtues në MEPSO. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si aksionar kryesor i MEPSO-së ka emëruar poashtu edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë.

Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili.

Në Bordin Drejtues, përpos Burim Latifit si drejtor është zgjedhur edhe Aleksandar Paunovski-zv/drejtor, ndërsa për anëtarë janë caktuar edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasija Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu