Burri dhe gruaja vdesin në një orë në spital, të dy të sëmurë nga zemra

Një burrë dhe një grua, të dy të moshuar, kanë ndërruar jetë brenda 30 minutave, në të njëjtin spital ku ishin të shtruar për shkak të komplikacioneve në zemër.

Ekipet mjekësore kishin mbërritur për të trajtuar Esma Tüfekçi, 75 vjeç, të enjten e datës 16 shkurtit të këtij viti, pasi ajo u ankua për dhimbje gjoksi.

Ndërkohë, pak më vonë edhe burri i saj ra në tokë për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa po priste makinën për të shkuar në spital.

Të dy ata u transportuan në spitalin shtetëror Rize, në Turqi, por ndërruan jetë, njëri në orën 6:30, dhe tjetri në 7:00.

Çifti ka lënë pas 6 fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu