Burrit i lidhin duart ndërsa gruas i mbyllin gojën, vjedhje si në filma

Prokuroria publike ka ngritur padi penale ndaj A.A (40) nga Shqipëria si dhe tre personave tjerë të panjohur nën dyshimet e kryerjes së aktiit penal vjedhje, njofton Zhurnal.
Personi i akuzuar së bashku me tre të tjerë më 20 shtator rreth orës 1 pas mesnate me anë të dhunës kanë hyrë në shtëpinë e Sh.B dhe A.B në momentin kur ato kanë qenë në gjumë.

Personat dhunues kanë marë nga shtrati i fletjes Sh.B duke i lidhur duart ndërsa A.B i kanë mbyllur gojën duke i kërcënuar që të mos bërtasin duke ju kërkuar para. Njëri prej personave ka marë një palto në të cilën kanë qenë 1300 denarë dhe një telefon mobil ndërsa gruas i kanë marë arin që ka pasur në trup si dhe 70 euro e 50 franga. Gjykatësi në procedurë paraprake ju ka shqyptuar masën paraburgim prej 30 ditës.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu