Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me sulmin në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
“I tronditur nga sulmi në Stamboll. Lutjet tona janë për viktimat dhe familjet e tyre”, shkruan Bushati në profilet e tij në rrjetet sociale.
Si pasojë e një sulmi terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit të paktën 39 persona humbën jetën, njëri prej të cilëve efektiv i policisë dhe 65 të tjerë mbetën të plagosur.