Bytyqi u takua me një delegacion të lartë të FMN-së, i cili po qëndron në Shkup

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili po qëndron në vendin tone, i udhëhequr nga Fric Bashmair, me ç’rast u u zhvilluan takime me më shumë institucione që kanë kompetencë në fushën e shpenzimeve buxhetore.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, qëllimi i vizitës së delegacionit të FMN-së është të dëgjojë nga dora e parë situatën me shpenzimet buxhetore, më konkretisht për të ashtuquajturin rishikim të shpenzimeve (Spending reviews), si parathënie e misionit në terren të FMN-së në Shkup të paralajmëruar për muajin shtator.

Bashmair e informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi se FMN-ja tashmë ka punuar me disa vende në realizimin e shpenzimeve buxhetore si mjet për përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë përmes shpenzimeve të dedikuara dhe transparente të fondeve publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu