Çahet ballkoni në Ohër nga dridhjet e tërmetit (FOTO)

Dalin pasojat nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Ohrin. Tërmeti ishte 5.2 shkallë ku tani qytetarët raportojnë për dëmet materiale. Siç shihet është çarë ballkoni dhe ka çarje të fasadave në disa ndërtesa dhe shtëpi, përcjell TetovaSot.

Tërmeti ndodhi rreth orës 13.19 minuta që është ndjerë edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë si në Shkup, Tetovë por edhe në Tiranë.

Ky ka qenë tërmeti më i madh deri tani në Ohër pas 800 tërmeteve tjera të vogla gjatë javëve të fundit.

Ndryshe tërmetet që kanë goditur Ohirn kanë hapur edhe vrima të reja afër vullkanit aktiv në Ballkan.
Vrimat e reja janë të dukshme ku shihen në vendin ku për shekuj me radhë ka pasur vullkan. Siç mësohet janë paraqitur 6 vrima të reja, ku 4 prej tyre kanë qenë më të vjetra. Sot gjatë vizitës së disa personave në Kosel thuhet se ndihet era e përforëcuar e squfurit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu