Skuadra e basketbollit “Çair 2030”, registroi fitoren e parë në Superligën e Maqedonisë, pasi që në kuadër të javës së pare të basketbollit elitar, mundi Kumanovën me rezultat 87-79.
Skuadra nga Çairi dominoi përballjen e zhvilluar në Kumanovë, duke treguar se do të jetë një kundërshtarë i vështirë për tu mundur nga skuadrat me më shumë përvojë.
Momenti kyç i sfidës në Kumanovë, ishte kur skuadra e “Çair 2030” krijoi 9 pikë epërsi në çerekun e fundit të takimit, pran rezultatit 85-79, të cilën arriti të menaxhojë deri në fund, për të shënuar fitoren e parë dhe pikët e para në sezonin e ri në Superligën e Maqedonisë në basketboll.
Më efikas te skuadra e “Çair 2030”, ishte Dareil Stroler me 27 pikë, para Jusuf Mohamed me 17 dhe Meti Thaçi me 11 pikë. Te vendasit më efikas ishte dyshja Juzbashiç-Nacevski, të cilët shënuan nga 17 pikë, secili.
Sfida e radhës për skuadrën e “Çair 2030”, do të jetë më 15 tetor, kundër skuadrës “TFT”, në palestrën sportive “Kale” në Shkup.