Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, paralajmëroi se sot do të dihet nëse dhe kush do të marrë përgjegjësi për rastin me vajzën 13-vjeçare, e cila ishte nën përkujdesje të Institucionit Publik për fëmijë me probleme edukative dhe sociale “25 Maj”.
Ministria organizoi një brifing në lidhje me këtë rast, gjatë të cilit ka shprehur dyshim se me siguri bëhet fjalë për eksploatim seksual ndaj vajzës nga persona të jashtëm dhe se ajo ishte viktimë e tregtisë me njerëz.
Në rrethana të këtilla ajo ka mbetur shtatzënë, pas çka me pajtueshmëri të saj dhe të kujdestarit, vajza i është nënshtruar abortit.