Çavkovit po i “shkurtohen krahët”

Komisioni brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme që po vazhdon me hetimet për sjelljen e policëve gjatë dhunë së 27 prillit në Kuvend, duhej që të premten e kaluar të dërgojë përgjgjen e tyre se cilët policë kanë shkelur rregulloren dhe nuk u janë përgjigjur urdhërave. Këtë e ka pamundësuar drejtori i Dretorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mitko Çavkov i cili ka vendosur të marrë pushim dhe në ndërkohë ka kërkuar që të pensionohet, duke lënë kabinetin e tij të zbrasët.

“Të gjithë anëtarët e shtabit operativ që ka udhëhequr Çavkov janë marrë në pyetje nga ana e komisionit të MPB. Vetëm ai nuk është marrë në pyetje”, kanë theksuar për portalin “SDK”, zyrtarë të lartë të MPB.

Siç mësohet nga anëtarët e shtabit operativ dhe strukturat udhëheqëse të forcave speciale, rrethi i Çavkovit, përmes së cilit ka vepruar po ngushtohet dalë nga dalë, çka e ka detyruar atë që të “ikë” nga zyra e tij. Sipas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, Çavkov për më shumë se dy orë e gjysëm nuk kishte lejuar që policia të ndërhyjë në incidentet në Kuvend më 27 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu