Çdo ministër premton por ashensorët assesi të instalohen në Spitalin e Tetovës, Taravari: Flasim për disa muaj

Ashensorët e rinj në Spitalin e Tetovës nuk janë instaluar ende, procedurat zvarriten me vite, ndërsa rezultat nuk ka. Premtim të ri dha edhe ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari, sipas tij ashensorët do jenë realitet deri në fund të vitit, shkruan Portalb.mk.

Gjatë vizitës së tij në Spitalin e Tetovës, Taravari tha se ky spital do jetë prioritet i ministrisë dhe se do të bëhen investime në të, me theks të veçantë edhe ashensorët.

“Ashensorët të cilët besoj se deri në fund të vitit ta kryejmë se u bë histori ajo”, tha Taravari.

Gazetari: Ashensorët do të bëhen apo vetëm besoni, sepse shumë ministra deri tani kanë besuar, por rezultat s’kemi.

Taravari: Flasim për disa muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu