“Çfarë fatkeqësie, çfarë deregjje!” Reagime të ashpra ndaj Haradinajt, avokati: Kurrë prej burgu s’e kisha lënë me dal

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Mentor Llugaliu, ka shprehur keqardhje të thellë për transformimin politik dhe personal të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se pavarësisht çfarë deklaron Haradinaj, madje edhe nëse thotë “Kosova është Serbi”, nuk i kushton më rëndësi, por ndjen vetëm keqardhje për të.

Llugaliu ka kritikuar ashpër deklaratat e fundit të Haradinajt, duke i cilësuar si skandaloze dhe duke sugjeruar se ai ka nevojë për ndihmë profesionale psikologjike.

Ramushi edhe nëse thotë “Kosova është Serbi”, atij mo nuk ia shoh për të madhe.

Tash e tutje për të ndjej veç keqardhje.

Është e paimagjinueshme se në çfarë gjendje e ka sjell ai veten me deklarata skandaloze. Njeri ka nevojë urgjente për ndihmë profesionale psikologjike.

Nga një ushtar e komandant trim e me merita të mëdha për çlirimin e Kosovës, ai sot u shndërru një palaço politik që deklaratat e tij me shpejtësi të madhe ia publikojnë mediat kriminale të Vuçiqit.

Çfarë fatkeqësie, çfarë deregjje!”, ka shkruar Llugaliu në Facebook.

Atij i ka replikuar avokati Gazmend Halilaj, përcjell Bota sot. Ai pretendon se po të ishte prokuror, «kurrë nuk do ta lëshonte jashtë burgut» Haradinajn.

“Po çfarë lufte bre shoq, në 12 ushtarë kanë pas mbet.

Ndërsa, pa luftë 16,000.

Krahu i djathtë i Radoiçiqit.

Qindra hektarë tokë për veti, mijëra Malit të Zi.

Pasi s’jam Prokuror, se kurrë prej burgu s’e kisha lën me dalë”, ishte repblika e avokatit Halilaj në postimin e Llugaliut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu