Edhe pse bëhet fjalë për një promovim libri ku zakonisht marrin pjesë njerëz të artit dhe penës, në promovimin e librit të Manojllovskit, e gjithë partia shqiptare në pushtet ishte e pranishme aty…
Në ambientet e Këshillit të Komunës së Gostivarit mbrëmë u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin Ali Ahmeti, Nevzat Bejta, zëvendëskryeministrat Festim Halili dhe Arbër Ademi, ministrat Shiret Elezi, Driton Kuçi, Valdet Xhaferi, Pishtar Lutfiu dhe Bashkim Ameti, zëvendësministra të kabinetit qeveritar, deputetë, drejtues institucionesh, si dhe shumë mysafirë të ardhur nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.
Promovimi i librit i cili është në tre gjuhë (shqip, maqedonisht dhe anglisht), u përmbyll me një koktej rasti në oborrin e Komunës së Gostivarit. /ina