Çfarë kusht i vendos Tsipras Ramës për minoritetin grek?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek Alexis Tsipras, njofton Oranews.

Mediat greke shkruajnë se biseda telefonike është bërë me kërkesë të vetë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kryeministri grek ka nënvizuar se është e nevojshme të bëhen hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, për implementimin e të cilit Greqia ka ndërmarrë një sërë inisitativash.

“Kryeministri grek ka nënvizuar se veprimet e fundit, por gjithashtu dhe rritje e retorikës nacionaliste, nga ana e Shqipërisë, minon klimën e besimit të nevojshëm për progresin e marrëdhënieve bilaterale” shkruan alphafreepress.gr.

“Gjithashtu kryeministri grek tha se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek ishte çështja kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve por gjithashtu dhe kusht themelor për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, shkruan alphafreepress.gr.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu