Jo zyrtarisht merret vesht se takimi Ahmeti-Zaev ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe i njëjti është mbajtur në Kuvend.
Pas këtij takimi, shkruan SHENJA, deputetët e LSDM-së dhe BDI-së janë larguar nga salla plenare e Kuvendit dhe zyrtarisht askush nuk tregon se ku kanë shkuar.
Por burime jozyetare thonë që deputetët janë afruar në koordinim konsultativ në zyrat e grupeve parlamentare dhe në takime me liderët e partive. Nuk dihet nëse zhvillohet edhe ndonjë takim i përbashkët. Burimet e njëjta njoftojnë se takime të tilla do të mbahen edhe me partitë e tjera që kanë mbështetur shumicën e re parlamentare.