Çfarë ndodh me trupin tonë kur zihemi me personin që duam?

Zënkat dhe mosmarrëveshjet janë pjesë e çdo lidhjeje. Secili i cili të paktën një herë është zënë keq me personin e dashur e din se kjo gjë mund të krijojë ndjesinë e rraskapitjes dhe lodhjes, por nga vijnë këto ndjenja intenzive dhe cilat janë pasojat fizike kur zihemi?

Sipas shkencës, çiftet që janë në lidhje të gjatë dhe kanë marrëdhënie të mbushurme stres dhe zënka të shpeshta, rrezikojnë të kenë probleme shëndetësore, si për shembull diabetin ose sulm në zemër dhe tru. Lajmi i mirë është se me pak vetëdije dhe dhembshuri një numër i madh i çifteve mund t’i shmangin këto probleme, duke u kënaqur me të gjitha përfitimet pozitive që i sjell lumturia në lidhje.

1.Rritet stresi

Gjatë kohës së zënkës, aktivizohet amigdala që bën lirimin e kortizolit – hormon që shkakton stres.

2.Zemra juaj i përshpejton rrahjet

Stresi i shkaktuar bën që zemra jonë të rrahë më shpejt.

3.Rritet shtypja e gjakut

Për shkak të frymëmarrjes së përshpejtuar dhe punës më aktive të zemrës, shtypja e gjakut tuaj rritet.

4.Frymëmarrja juaj përshpejtohet dhe gjoksi ju shtrëngohet

Kur bëheni nervoz, shtypja në gjakun tuaj rritet dhe gjoksi juaj zgjerohet duke kërkuar për më shumë oksigjen.

5.Sistemi juaj imunitar nuk është në gjendjen normale

Stresi i tepruar në një periudhë kohore më të gjatë mund të shkaktojë zvogëlimin e funksionit së qelizave të cilat luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme.

6.Shkakton tension dhe shtrëngim të dhëmbëve

Kur nervozoheni me personin e dashur mund të shkaktoni tension në muskujt e kokës, qafës, shpatullave dhe fytyrës.

7.Dëmtohen kordhat e zërit

Nëse bërtisni gjatë zënkave mund t’i dëmtoni kordhat zënore.

8.Ndjeni shqetësim

Kur çiftet zihen, ato fitojnë një dozë të epiferinit dhe norepinefinit – hormonet e njejta që çlirohen kur jeni duke kaluar nëpër ndonjë rrezik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu