Kira Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar nga publiku. Çdo dalje e tyre publike apo postim i tyre në rrjetet sociale, përbën interes për fansat e shumtë.
Në sezonin e ri të spektaklit më të madh të humorit, “Portokalli”, Kiarën e shohim në rolin e moderatores krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit.
Ndërkohë duket se këngëtari i dashur për publikun e shoqëron partneren e tij gjatë shfaqjeve. Luizi duket se ka qenë edhe në puntatën e mbrëmjes së djeshme, ku ka vendosur që t’i dhurojë një buqetë me lule dikujt.
Çfarë ndodhi në “Pa Filtra”? Konkurrentja zë vendin e opinionistes…
Teksa Kiara ndodhej në prapaskenë me disa nga aktorët e “Portokallisë” dhe me dy moderatorët e tjerë, Luizi afrohet me buqetën me lule.
Të pranishmit njëzëri dëgjohen të thonë: “Uaaa”, ndërkohë Kiara e buzëqeshur thotë: “Për mua?”.
“Jo”, thotë Luizi dhe drejtohet nga Salsano Rrapi dhe i dhuron lulet. Sërish të pranishmit aty thonë: “Uaaa” dhe duartrokasin.
View this post on Instagram