Çfarë tregojnë AKNET për shëndetin tuaj

Prania e akneve në pjesë të caktuara të fytyrës mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor.

Nëse keni akne në pjesën e ballit, mbi vetulla, në faqe, mjekërr, atëherë ju mund të vuani nga këto shqetësime:

1. Balli: Aknet që shfaqen në zonën e ballit janë tregues të stresit apo të problemeve me gjumin. Mundohuni të flini 7 ose 9 orë çdo natë për ta mbajtur ballin të pastër, transmeton Telegrafi.

2. Mbi vetulla: Zona mbi vetulla është e lidhur me sistemin imunitar. Aknet e shfaqura këtu zakonisht shfaqen para, pas ose gjatë sezonit të gripit. Nëse vini re akne në këtë pjesë të fytyrës, mundohuni të pushoni për disa ditë, pini shumë ujë dhe konsumoni ushqime që nxisin punën e sistemit imunitar.

3. Midis vetullave: Aknet në zonën midis vetullave mund të shkaktohen nga konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme ose elegjitë nga ushqimi. Ndërprerja e konsumimit të alkoolit, sheqerit dhe bulmetit mund të ndihmojë në pastrimin e kësaj zone.

4. Faqet: Zona e faqeve është e lidhur me sistemin e frymëmarrjes. Tymi i duhanit ose thithja e ajrit të papastër mund të shkaktojë akne tek faqet.

5. Anët e mjekrës: Kjo zonë e fytyrës lidhet me hormonet. Shfaqja e akneve këtu ndodh përgjithësisht gjatë periudhës së menstruacioneve dhe shfaqen në një anë ose në tjetrën në varësi të vezores e cila ovulohet atë muaj.

1415356080wbn9fcue8av18f5ofc3ziwlc_jpegartikull


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu