Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për të pranuar humbjen e zgjedhjeve dhe për ta uruar për fitoren e tij.
Zyra elektorale e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë pasi Kamala Harris foli me të dhe pranoi rezultatin e zgjedhjeve.
Steven Cheung, drejtori i komunikimit të fushatës, tha se Trump vlerësoi forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e Harris gjatë gjithë fushatës dhe të dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e bashkimit të vendit.
“Presidenti Donald J. Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën në telefon më herët sot, ku ajo e uroi për fitoren historike. Presidenti Trump e vlerësoi zëvendëspresidenten Harris për forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e saj gjatë gjithë fushatës dhe të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e unifikimit të Amerikës”, ka thënë në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës, Steven Cheung.