Çiçakovski: Zgjedhjet, kusht për përparimin e Maqedonisë

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski i ftoi të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonsië. Sipas tij, zgjedhjet e ditës së nesërme janë kusht për përparim të mëtejmë të vendit dhe KSHZ-ja do të bëjë gjithçka për të realizuar zgjedhje të suksesshme.

“Ftoj komisionet zgjedhore komunale dhe këshillat zgjedhorë, e në veçanti partitë politike të respektojnë të gjitha normat pozitive që të gjithë së bashku të sigurojmë nota të shkëlqyeshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas për tërë procesin zgjedhor”, tha Çiçakovski, ku sipas tij, KSHZ i ka përfunduar të gjitha aktivitetet për përgatitje dhe organizim të Zgjedhjeve lokale 2017.

Për Listën zgjedhore vërtetoi se ajo paraqet bazë të mirë për realizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe korrekte dhe se ajo është rezultat i një kornize të vazhdueshme ligjore dhe shkallës ekzistuese të saktësisë së të dhënave të pranuara nga MPB, Enti për menaxhim të regjistrave amë, gjykatat themelore dhe institucioneve tjera.

Numri i personave të paraqitur të sëmurë dhe me nevoja të veçanta në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet parlamentare është më e vogël, ndërsa kjo, sipas Çiçakovskit me siguri ka të bëjë me udhëzimin që solli KSHZ-ja para zgjedhjeve parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu