Cila është lidhja e vdekjes së Astrit Deharit me konfliktin e majit 2015 në Kumanovë?

Sipas analistit Faik Krasniqi, Letra e Besnik Ukshinit, vëllait të komandant Sokolit, i vërteton akoma më shumë dyshimet që Astrit Dehari nuk ka bërë vetëvrasje, duke kërkuar një hetim ndërkombëtarë për këtë vrasje dhe rastin e Kumanovës.

“Letra e Besnik Ukshinit, vëllait të komandant Sokolit, i vërteton akoma më shumë dyshimet që Astrit Dehari nuk ka bërë vetëvrasje, por është vrarë nga mafio-politika, të cilët kanë dashur të mbulojnë krime të tyre të mëhershme. Kjo letër vërteton që Astriti me shokë nuk kanë lidhje me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, por ky sulm është montazhë nga pushteti kriminal i ”Klanit Pronto”. Prandaj, duhet një hetim ndërkombëtar për rastin e Astritit dhe rastit të Kumanovës, në mënyrë që të zbardhet e vërteta rreth këtyre dy rasteve të rënda. Të vërtetohet vrasja e Astrit Deharit. Të vërtetohet se kush ka gisht në rastin e Kumanovës”, ka thënë Krasniqi.

Nga ana tjetër, sipas analistit Ismet Haziri, me letrën e Besnikut, vetëm sa po zgjatet vargu i akuzës dhe kundër akuzës se kush është më shumë pro rus, apo pro francez.

“Ngjarjet e dhimbshme  janë një fakt që kanë ndodhur, ato nuk duhet të na shërbejne që të shkatërrojmë cdo mundësi përafrimi ndërshqiptar, këtu po i bie se armiku më i madh i shqiptarëve është vet përçarja shqiptare. Me këtë letër të Besnikut, vetëm sa po zgjatet vargu i akuzës dhe kundër akuzës se kush është më shumë pro rus, apo pro francez. Këto janë informacione për laboratorë të shërbimeve të kundërzbulimit dhe informimit, qytetarët nuk duhet të mirën me këto agjenda sepse vetëm humbin kohen dhe acarohen pa dhënë një zgjidhje  dhe pa ndonjë rezultat pozitiv”.

Ndryshe, Besnik Ukshini, vëllau i Sami Ukshinit i njohur si komandant Sokoli, i cili u arrestua në konfliktin që ndodhi në Kumanovë, nëpërmes një letre të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka bërë thirrje që ndërkombëtarët të bëjnë një hetim të koordinuar të mafisë politike ne Maqedoni e Kosovës, pasi sipas Ukshinit kjo mafi paraqet rrezik të madh për Ballkanin.

Ai duke folur për konfliktin në Kumanovë, hedhë akuza të rënda ndaj Hashi Thaçit, të cilin ai konsideron se instruktor ka Francezët dhe Rusët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu