Cila parti do të jetë në pushtet pas 11 dhjetorit? Ja çka mendon prokurorja Fatime Fetai! (VIDEO)

A do të mundet të funksionojë normalisht Prokuroria Speciale Publike, në rast se partitë e njëjta kthehen në pushtet edhe pas 11 dhjetorit? Kjo ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar prokurores Fatime Fetai, gjatë bashkëbisedimit që ka pasur në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Gazeta Lajm.

Fetai është përgjigjur në stilin e saj të guximshëm se PSP nuk frikohet nga asnjë pushtet, por duke theksuar se nuk mund të parashikojë se cila parti do të jetë në pushtet.

“Që nga themelimi i PSP-së, shumica e atyre që janë të dyshuar nga ne janë në pushtet dhe na kanë bërë pengesa, por ne funksionojmë, ja ku jemi dhe ja dalim në fund. Kështu që ne nuk mundemi dhe nuk guxojmë të merremi me atë se cila parti do ta merr pushtetin”, është përgjigjur Fetai, duke theksuar se PSP do të vazhdojë punën e saj pa marrë parasysh se cila parti do të jetë në pushtet.

Këtë pjesë të përgjigjes mund ta dëgjoni nga minuta 12 deri ën minutën 13 në videon e mëposhtme të emisionit “360 Gradë” në Tv Alsat-M.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu