Cilat interesa do t’i ndjek faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Nga: Emin Azemi

Kanë mbetur edhe 5-6 ditë deri te formimi i shumicës parlamentare, pas së cilës Presidenti duhet të japë mandatin për të formuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tani për tani nuk jepen detaje të hollësishme rreth rezultateteve të bisedimeve ndërpartiake, por ajo që po del gjithnjë e më tepër në sipërfaqe është riprofilimi i dy linjave përcaktuese në metodologjinë e drejtimit të qeverisë së ardhshme.

NJëra linjë, ajo e vjetra, parapëlqen Kryeministrin maqedonas, si opsioni i vetëm, rreth të cilit duhet të grupohen të gjithë aleatët e ardhshëm bashkëqeverisës.

Por, sikundër po shihet, kjo linjë po çalon në sigurimin e një stabiliteti të qëndrueshëm qeverisës, teksa në rrugë e sipër po paraqiten disa hendikepe, me çka askush nuk garanton se mandati i ardhshëm i asaj qeverie do të jetë i plotë – 4 vjeçar. Sigurimi i shumicës parlamentare në kufinjtë e mbijetesës dhe ekzistencës (61, ose 62 mandate), si hendikep tjetër, nuk quhet kurrfarë garance mbi jetëgjatësinë e atij ekzekutivi.

(Krye)hendikepi tjetër që e bën të diskutueshëm këtë opsion, është edhe rreziku i përçarjes së mëtejme të faktorit politik shqiptar, që do të ishte në kundërshtim me frymën dhe potencën politike të fituar gjatë procesit të fundit zgjedhor. Linja tjetër parapëlqen Kryeminstrin shqiptar, si opsion që jep disa favore në llogari të stabilitetit të qëndrueshëm qeverisës (mbi 70 mandate) dhe në unifikimin e faktorit politik shqiptar.

Nëse njëra nga partitë kryesore maqedonase (LSDM, VMRO) pranon ofertën që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë një kryeministër shqiptar (me rotacion), atëherë vjen në shprehje gatishmëria e faktorit politik shqiptar që t’i bëjë bashkë votat në sigurimin e mandatarit të tyre të ardhshëm. Jemi shumë kureshtar të shohim e dëgjojmë se si do të sillen liderët shqiptar në një situatë të tillë. Për skpetikët asgjë nuk është e arritshme dhe inferioritetin e tyre ata mundohen t’ua imponojnë si pragmatizëm të tjerëve(!)

Pëfr skpektikët, gjithçka varet nga të tjerët, mundësisht nga të tjerët që nuk flasin shqip.
Për skpeptikët është e pamundur që këtë vend ta udhëheq një kryeministër shqiptar, sidomos për ata që tërë jetën e kanë çu duke qenë këshilltarë të këqinjë të kryeminsitarve maqedonas.

Por, në politikë gjithçka është e mundur. Vetëm në politikë 2+2 nuk bëjnë gjithmonë 4. Prandaj, liderët shqiptarë duhet të jenë më shpirtgjerë, të mos i dëgjojnë shumë këshilltarët e tyre që rrinë nos-stop me hunj në krah teksa dëbojnë kasnecët që sjllin lajme të mira bashkëpunimi nga taborri tjetër politik. Tash nuk është koha të mbajmë afër vetes këshilltarë belaxhi e grindavecë që ditën shajnë oponentin politik shqiptar, kurse natën mbajnë takime të fshehta me liderët maqedonas.

TASH ËSHTË KOHA për të arsyetuar besimin e votuesve shqiptarë, duke kanalizuar energjitë politike në zgjedhjen e një kryeminstri shqiptar.

TASH ËSHTË KOHA të vendoset një standard i ri i vendimarrjes në Maqedoninë e Veriut, ku faktori politik shqiptar do të jetë në pozitë edhe të udhëheq, dhe jo vetëm të udhëhiqet.

Të kesh këtë numër votash dhe të sillesh i papërgjegjshëm, duke siguru mandate jo për popullin por vetëm për partinë tënde, mund të kualifikohet lehtësisht si sindrom fisesh që nuk kanë arritur pjekurinë e nevojshme për të qenë vendimarrës në vendin ku je autokton.

A janë shqiptarët fise që duhet të udhëhiqen nga atribute tribale për të tregu peshën e domonimit vetëm brenda llojit, apo janë një popull i lashtë, me koshiencë të lartë kombformuese, që mund të eksportojnë aftësi e vlera humane e profesionale për gjithë shtetin ku ata jetojnë me mijëra vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu