Cilat janë ushtritë më të mëdha në botë, ku renditet Shqipëria

Kur vjen puna të fuqia njerëzore, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas “Global Firepower estimates”, Republika Popullore ka aktualisht rreth 2.18 milion ushtarë aktivë në dispozicion.

Me thuajse gjysmë e këtij numri vijnë në vend të dytë dhe të tretë India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.36 dhe 1.28 milion ushtarë respektivisht. “Statista” shkruan se Koreja e Veriut dhe Rusia janë vendet e vetme të tjera me më shumë se 1 milion fuqi ushtarake njerëzore.

Irani që është përfshirë në një luftë betejash e paralajmërimesh me Shtetet e Bashkuara,renditet në vendin e 8-të me 523 mijë ushtarë.

Renditja e Shqipërisë

Në raportin e “Global Firepower”, Shqipëria renditet në vendin e 118 nga 137 vende që përmban lista. Numri i ushtarëve në raport evidentohet 10 mijë.

Në këtë listë, Shqipëria lë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Estoninë, Lituaninë etj. Serbia renditet në vendin e 82-të me rreth 30 mijë ushtarë ndërsa Bosnja në vendin e 112-të me 10 mijë e 500 ushtarë e personel ushtarak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu