Cilat parti po e pengojnë punën e PSP-së?

Prokurorja nuk mund të kërkon ndryshim të ligjit, sepse nuk është kompetente për atë punë. Mund të kërkojnë ata që janë kompetentë.

Kështu është deklaruar për portalin NOVA, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, pas deklaratës së prokurores speciale Katica Janeva e cila apeloi deri të Kuvendi të ndryshojë ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve që e ka parashtruar PSP. PSP kujtoi se ndryshimet në ligj janë shumë të rëndësishme për punën e PSP që të hyjë më thellë në lëndët për Martin Neshkovskin, “Monstra” dhe “Sopot”, transmeton Portalb.

Edhe pse muaj më parë PSP kishte kërkuar ndryshim të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ajo ka mbetur e vetme në këtë betejë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se ende nuk e kanë shqyrtuar iniciativën e Katica Janevës.

“Kurt ë përfundojmë me analizën, do të prononcohemi, PSP ka ngre disa lëndë periudhën e kaluar dhe është dëshmuar se bëhet fjalë për joprofesionalizëm, punë të njëanshme dhe joobjektive. Ata vetë po e bllokojnë punën. Ligjet janë votuar, nëse vlejnë për prokurorët tjerë duhet të vlejnë edhe për këta”, ka thënë për NOVA Kotevski, transmeton Portalb.

Nga LSDM thonë se janë të gatshëm ta ngrenë iniciativën, por është e kotë nëse partitë tjera nuk pajtohen, në votim iniciativa e tyre do të bjerë./Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu