Analisti Risto Nikovksi mbrëmë në emisionin Clikc Plus deklaroi se nuk ekziston arsye tjetër për ngecjen e Maqedonisë në proceset euroatlantike, përveç siç thotë, shantazhit të Bashkimit Evropian që Maqedonia ta ndryshojë emrin në këmbim të anëtarësimit.
“А pajtoheni se Maqedonia ballafaqohet me bllokadë, shantazh e ultimatume. Njëherë emri, kurse tani anëtarësimi. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, e gjithë përhapja e të ashtuquajturës fobi se të huajt janë fajtorë, bie në ujë”, thotë ai.
Malinka Ristevska Jordanova nga Institutit për Politikë Evropiane thotë se kjo është pozicion humbësi.
“Me pozicionin se ne sulmohemi nga të gjithë, se të gjithë na mendojnë të keqen, se ne jemi viktimë, nuk do të mund të dalim nga ky qorrsokak. Ndërkaq gjatë viteve të fundit me këtë kthim mbrapa drejt historisë, me gjuajtjen hi syve të Greqisë, ne në mënyrë të tmerrshme e kemi minuar pozicionin tonë dhe do të na duhet një kohë e gjatë për t’u kthyer aty ku kemi qenë”, u shpreh Jordanova.
Lupço Zikov nga Magazina Kapital theksoi se pret kritika të reja në Raportin e progresit në sferën e ekonomisë, me që sipas tij, shteti është akoma punëdhënësi kryesor, gjë që është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut.
“Nuk mund të flisni për konkurrencë të lirë, kur 7-8 sektorë janë të monopolizuar në mënyrë klasike. Importi i energjisë elektrike, naftës, telekomunikimeve. Tani këto janë monopole formale. Paramendoni atë që do të thotë sektor real i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku kemi kartelizim, kapje pushteti e korrupsion”, thotë Zikov.
Për atë se a ndjen përgjegjësi LSDM për ngecjen e Maqedonisë në pothuajse të gjitha sferat, gjë që vite me radhë theksohet edhe në Raportin e Komisionit Evropian, Lidija Dimova u përgjigj në këtë mënyrë.
“Nëse në dy të tretat e këtyre 26 viteve ka qeverisur OBRM-PDUKM-ja, nuk është fer të krahasohemi. Në fund të fundit, ne e sollëm Maqedonisë deri te statusi i vendit kandidat”, shprehet Dimova.
Sipas Dimovës, ngecja e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik është aq i theksuar saqë, siç tha, Komisioni Evropian në të ardhmen gjendjen e vendit tonë do ta analizojë në çdo dy vjet.