Finalizimi i bisedimeve për zgjerimin e qeverisë po zvarritet për shkak të agjendës së ngejshur të kryeministrit Zoran Zaev, i cili i udhëheq edhe negociatat për riformatimin e qeverisë.
Zëdhenesi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani gjatë një prononcimi për Gazetën Lajm ka folur për negociatat që po zhvillon kjo parti për hyrjen në Qeveri. Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë të zëdhenësit të Besës.