Çitaku: Vajzat e Prishtinës më shumë kishin frikë nga Enver Sekiraqa se nga Policia e Serbisë

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas lajmit për lirimin nga burgu të Enver Sekiraqës, duke thënë se vajzat e Prishtinës gjatë viteve 90-ta më shumë janë frikësuar nga Enver Sekiraqa se nga Policia e Serbisë.

Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se një kriminel, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë.

“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pas frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë ( kjo puna e burgut shtëpiak është hajgare). Nga gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre”, shkruan Çitaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu