CIVIL: Në objekt të njejtë edhe vendvotimi, edhe shtabi partiak (VIDEO)

Nga organizata joqeveritare ‘Civil’ njoftojnë për parregullsitë gjatë votimeve në fshatin Creshevë, komuna e Gazi Babës, ku në objekt të njejtë me hyrje të veçanta ndodhen vendvotimi 2549 dhe shtabi i një partie politike.

Nga ‘Civil’ thonë se para se votuesit të hynë për të votuar, aktivistët partiak me zë të lartë i thirrin që në fillim të hynë në shtabin partiak, ndërsa më pas të realizojnë të drejtën e votës.

Para vendvotimit dhe shtabit partiak, krahas aktivistëve partiak ka edhe polici, të cilët nuk reagojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu