Civilët në Alepo të Sirisë, pjesën e kontrolluar nga rebelët, po përjetojnë një “ferr të gjallë”, tha shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.
Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.
“Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate.
Atje jetojnë rreth 250,000 civilë.
Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët.
“Udhëheqësit e ushtrisë ruse dhe siriane u garantojnë kalim të sigurt rebelëve, nëse tërhiqen nga lagjet”, thuhet në deklaratën që transmetoi agjencia siriane e lajmeve Sana.