Civili e aktivizoi alarmin për zgjedhje të lira

Sistemi zgjedhor dhe praktikat zgjedhore janë të tilla që në mënyrat më të ndryshme e shkelin të drejtën për votë të qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Lista Zgjedhore është në gjendje të mjerueshme, manipulime serioze financiare dhe mediatike, mosndëshkime, pabarazi, pamundësi për partitë më të vogla të marrin pjesë aktive në garën zgjedhore. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve, për të cilat folën qendra për liri Civil e që sipas tyre janë problemet më të mëdha me të cilat përballet shoqëria gjatë proceseve zgjedhore.

Nga atje thonë se në zgjedhjet shtresohen mënyrat e sundimit, vendoset për fatet e njerëzve, shpesh jashtë standardeve demokratike dhe në mospajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

“Presim të marrin fjalën në veçanti përfaqësuesit e partive më të vogla politike, si dhe qytetaret dhe qytetarët, të cilët janë më të prekurit, të japin kontribut aktiv ndaj këtij diskutimi publik, me qëllim të hidhet më tepër dritë mbi këtë proces, aq të rëndësishëm për periudhën para nesh. Sa na përket ne, do ti paraqesim fatet dhe rekomandimet pa pardon, si çdo herë. Do t’ia lëmë ndërgjegjes dhe përgjegjësisë të palëve tjera të prekura të veprojnë siç mendojnë se është e duhur” – u deklarua Xhabir Deralla nga Civil./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu